Lajme

Rama do thirret për “McGonigal”? Kreu i SPAK tremb politikanët: Ilir Meta është person në hetim

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani ka përcjellë disa mesazhe të forta nga Shkodra, për politikën dhe politikanët shqiptarë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse do të thirret kryeministri Edi Rama për lidhur me çështjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI, Charles McGoniga.

Dumani ka thënë se ccështja është regjistruar prej janarit 2022, ndërsa shtoi se SPAK do të marrë në pyetje këdo që ka shkelur ligjin, pavarësisht nga emri apo pushteti që gëzon.

Pyetje: Edi Rama a do thirret për t’u pyetur për çështjen McGonigal?

Altin Dumani: Nuk mund të përgjigjem për pyetje të caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijëe dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshem ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe të gjithë kritikët duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.

I pyetur për hetimet ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Dumani nuk preferoi të japë detaje, por u mjaftua duke thënë se ccështja është në hetim.

Sulmet që vijnë nga politika nuk i pengojnë aspak prokurorët e SPAK, shtoi më tej Dumani.

Presioni i politikes nuk na bën përshtypje fare dhe kemi zgjedhur që ta bëjmë këtë punë. E kemi ditur se do ndeshemi me këto situata dhe mua nuk më bën përshtypje por as prokurorëve dhe problemi është nëse retorika politike kthehet në diçka konkrete nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar”, deklaroi ndër të tjera kreu i SPAK, Altin Dumani.

/Shqip.com