Rama ‘dirigjon’ liderët për foton familjare në Samitin e BE
Publikuar:
(13.12.2023 23:57:18)

Nuk kanë munguar batutat dhe momentet gazmore gjatë samitit në Bruksel.
Momenti më pikant ka ndodhur kur liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor janë afruar për të pozuar për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve.
Teksa liderët mund t’i shohësh lirshëm duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, kryeministri Edi Rama del para tyre duke dirigjuar.
Ndonëse vendet janë paracaktuar kryeministri Rama, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

/Shqip.com