Lajme

Rama: Dhomat në Pejë i kemi pasur më të lirat në krejt Kosovën (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pasi fitoj komunën mblodhi stafin e tij dhe drejtorët për një udhëtim drejt një hoteli në Pejë, që sipas tyre ishte për udhëtim për punë dhe çmimet ishin të lira në relacion me krejt Kosovës.

Rama ka thënë për Shqip.com, se nëse bëhet kalkulime janë kalkulime të lira.

“Një vend që të ofron shërbime për konferenca, një vend që të ofron shërbime për krejt ekipin dhe një vend që është brenda Kosovës dhe jashtë Prishtinës, sepse të gjithë ato duhet për me pas një takim të mirëfilltë dhe punues”, ka thënë Rama.

Sipas Ramës vendet të tilla duhet për të krijuar unitetin e epikes për më të mirën e Prishtinës/Shqip.com