Lajme

Rama bën thirrje për lirimin e tre policëve të kapur nga forcat serbe

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur sot për situatën në veri i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Rama ka nënvizuar nevojën urgjente që tre policëve të Kosovës të kapur nga forcat serbe të kthehen në shtëpi.

“Përtej pretendimeve per kapjen e tyre, për të cilat KFOR nuk jep pozicion publik por do të depozitojë një raport në NATO, është e qartë se tre efektivet nuk kane bere asgjë. Por edhe sikur të kenë shkelur kufirin, zgjidhja është vetëm kthimin në shtëpi”, tha Rama, duke shtuar se Shqipëria po punon për të zgjidhur këtë problem.

Duke iu përgjigjur pyetjes për takimin e anuluar të dy qeverive të përbashkëta dhe për mundësinë e bashkëpunimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurit për të zgjidhur situatë në veri, Rama ka sqaruar se zgjidhja e përbashkët është ofruar nga bashkësia euro-atlantike.

Rama ka theksuar se fokusi është tek paqja përfundimtare në tryeze.

Kosova ka mundësinë e artë dhe propozimi që ka berë SHBA dhe BE është propozimi më i mirë, tha kryeministri, duke shtruar se marrëveshja që është tani në tavolinë nuk do të jetë aty përgjithmon.

Sipas Ramës, situata mund të ndryshojë dhe mund të hym në një tjetër kohë të gjatë duke kërkuar zgjidhje.

Ai ka përsëritur se është i fokusuar në zgjidhjen e propozuar duke shtuar se “të tjerat janë pilula egazlatimi për ata që shikojne veten si patriotë imagjinarë”. 

/Shqip.com