Lajme

Rama-BE-së: S’mund të lejojmë që veriu i Kosovës të bëhet një Donbas i vogël

Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë
Edi Rama - Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rama, përmes një postimi në Twitter, tha se nuk mund të lejohet që veriu i Kosovës, të bëhet një Donbas i vogël, qytet ky që po vazhdon të pushtohet nga Rusia.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Bazë. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të”, ka shkruar Rama.

/Shqip.com