Lajme

Rama arrin në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në samitin e NATO-s i cili po mbahet në Madrid të Spanjës.

Samiti i Natos do të mbahet sot dhe nesër.

Veç tjerash, Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, kanë qenë mbrëmë të ftuar në darkën mbretërore të organizuar nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia në Pallatin Mbretëror të Madridit

Në këtë darkë morën pjesë edhe liderët e shteteve anëtare të NATO-s.

Kryeministri shqiptar dhe pjesëmarrësit e tjerë në këtë samit do të mirëpriten nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Flamuri i NATO-s

Në këtë samit të NATO-s të pranishëm do të jenë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Fjala e hapjes së samitit do të mbahet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa një lidhje virtuale në këtë samit do ta ketë edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky./Shqip.com