Ekonomi

Rama: 7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se Shqipërinë gjatë vitit 2022 e kanë vizatuar mbi 7 milionë turistë të huaj.

“7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit”, ka shkruar Rama.

Më tutje Rama ka bërë të ditur se janë 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Rama ka bërë të ditur edhe prejardhjen e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë.

“85% më shumë vizitorë nga Anglia 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja, 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia,3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, 84% më shumë vizitorë nga Turqia”.

2 herë më shumë nga vendet nordike dhe pa harruar mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit, ka shtuar më tutje Rama.

/Shqip.com