Sport Ndërkombëtar

Ralf Rangnick: Suksesi mund të arrihet vetëm me zhvillim

Ralf Rangnick

Rezultatet munguan dhe vendosën që ta ndryshojnë trajnerin.

Ralf Rangnick debutoi me fitore, si trajner i përkohshëm i Manchester United.

Në një intervistë, për mediat angleze, ai ka folur për për situatën aktuale te “Djajtë e Kuq” dhe qëllimet që ka me këtë skuadër.

“Suksesi mund të arrihet vetëm me zhvillim. Nëse ne mund të zhvillojmë ekipin në gjashtë muajt e ardhshëm, e diela tregoi se si ekipi mund të luajë. Ende ka vend për përmirësim. Fakti që e mbyllëm ndeshjen pa pranuar golë, për herë të  parë në “Old Trafford “që nga prilli, ishte e qartë se ku duhet të jenë prioritetet”, tha ai fillimisht.

Ndërsa, i pyetur nëse Unitedi, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, ai tha se është herët të flitet për gjëra të tilla.

“Tani është shumë herët, jam këtu vetëm një javë dhe kam menaxhuar vetëm një ndeshje.

Ralf Rangnick: Manchester United boss has his first win, now is his chance  to make the improvement permanent - Eurosport
Ralf Ragnick dhe Cristiano Ronaldo

“Natyrisht që me një klub si ky, jemi ambicioz në të gjitha garat”, potencoi trajneri gjerman.

I njohur me nofkën “Profesori”, Ragnick njihet për disiplinën dhe taktizimet që ka pasur në skuadrat që ka drejtuar në të kaluarën.

Ai po ashtu ëshë i veçuar për rreshtimin “4-2-2” që e ka praktikuar në Bundesliga shumë vite, ndërsa të njëjtën e bëri edhe në Manchester – kundër Crystal Palace.

Sa i përket rënditjes tabelare, Manchester United gjendet në vend të gjashtë në Premierligë, me 24 pikëm nga 15-të ndeshjeve të zhvilluara.

11-të pikë më pak se Manchester City që është lider në ishull. /Shqip.com