Sport Ndërkombëtar

Rakitic “tallet” me Manchester United

Sevilla e ka mposhtur Manchester Unitedin të enjten me rezultat 3:0 dhe u kualifikua për gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ndërsa futbollisti kroat Ivan Rakitic, është “tallur” me skuadrën angleze, duke thënë se mysafirët mezi prisnin të ktheheshin në shtëpi.

“Unë jam ende duke përjetuar atë që ndodhi, mendoj se kjo u arrit nga publiku ynë i madh. Ne lojtarët ndihemi krenarë që jemi pjesë e Sevillas, që i kemi treguar gjithë botës se sa shumë do të thotë kjo garë për klubin”, tha 35-vjeçari.

Ai tha se në prag të lojës ka marrë një numër jashtëzakonisht të madh mesazhesh mbështetjeje dhe se për disa ditë në qytet është ndjerë euforia, e cila është transferuar në stadium.

“U ndjemë aq rehat sa Manchester United mezi priste të kthehej në shtëpi. Dua të falënderoj fansat tanë, kjo ishte një natë e mrekullueshme, shpresoj që do të vazhdojmë të ëndërrojmë së bashku dhe që ky moment të zgjasë sa më gjatë”, theksoi ai.

/Shqip.com