Sport Ndërkombëtar

Rakitic rrëfen për kohën kur luante me Messin

Messi dhe Rakitic

Të dy fituan shumë trofe së bashku me fanëllën e Barcelonës.

Por, të dy tashmë kanë ndërruar ambient.

Mesfushori i Sevillës, Ivan Rakitic ka hapur letrat për të folur – se si ishte koha kur lunate së bashku me Leo Messin, i cili është pjesë e Paris Saint Germain.

Rakitic për Goal.com tha se “një lojtar gjithmonë dëshiron të konkurrojë dhe të kënaqet me lojtarët më të mirë dhe kur është më i miri nga të gjithë, është edhe më mirë. Ishin gjashtë vite të pabesueshme, ju mësoni shumë gjëra.

Teksa, shtoi se “jam krenar që kam kaluar kaq shumë vite me të, që kam luftuar për kaq shumë tituj dhe kam fituar kaq shumë tituj me të. Sinqerisht, nëse kam qenë në gjendje ta ndihmoj atë, qoftë edhe pak, është shumë e veçantë. Ishte shumë e veçantë të ndaja dhomën e zhveshjes me kaq shumë lojtarë të mëdhenj te Barcelona”.

Ivan e zhvilloi një sezon të mirë në Sevilla, duke u paraqitur në 35 ndeshje të La Ligës, teksa shënoi katër gola dhe asistoi gjashtë herë.

E njëjta nuk mund të thuhet edhe për Messin, pasi ai pati një nga sezonët më të dobëta në karrierë, sepse shënoi vetëm gjashtë gola – krahas 14-të asistimeve.