Lajme

Rakiqi propozon mënyrën për ndërprerjen e grevës

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një postim në rrjete sociale ka propozuar disa pika për ndërprerjen e grevës.

Rukiqi thotë se duhet të dalin 50 euro shtesë deri në dhjetor, 100 euro deri në mars, ndërsa më pas të hyjë në fuqi projektligj për pagat dhe “korigjim të pagave në baza vjetore, të indeksuara sipas normës vjetore të inflacionit.

Disa ndër pikat që Rukiqi i përmend janë edhe një takimi i Këshillit Ekonomik Social me qeverinë, punëdhënësin dhe punëtorin.

“Për te siguruar transparence, neutralitet dhe profesionalizëm, ne diskutimin trepalësh, për ndërprerjen e grevës, Këshilli Ekonomik Social, mund te ftoj për asistence, organizata vendore dhe ndërkombëtare qe e kane përkrahur punën e Këshillit, para se gjithash, fondacionin gjerman FES dhe Organizatën Ndërkombëtare të Punës – ILO.”. thuhet në postim

Tutje, thotë se pikë e rëndësishme është edhe negocimi dhe diskutimi për kushtet e ndërprerjes së grevës në Këshillin Ekonomik Social./Shqip.com