Lajme

Rakiq në Jarinje: Ky nuk është aksion, është reaksion

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiqi, në një paraqitje para mediave nga veriu i Kosovës, ka deklaruar se pozicionimi u Forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, “nuk janë aksion, por reaksion”.

Lexo edhe:
Kryeministri Kurti: Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër

Rakiq ka thënë se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Ndërsa, ka shtuar se dialogu Kosovë-Serbi “nuk është tavolinë suedeze”.

Lexo edhe:
Petkoviq zhvillimet në pikat kufitare Kosovë – Serbi, i quan “sjellje skandaloze” të Albin Kurtit

“Kemi tentuar të flasim me Miroslav Lajçakun. Kemi folur edhe me Beogradin, ky nuk është aksion por reaksion, populli është i frikësuar. Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze për të marrë çka do”, është shprehur ai.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion po zhvillohet për të monitoruar zbatimin e vendimit për reciprocitetin e targave të automjeteve.

Të pakënaqur me këtë vendim, serbët kanë protestuar duke bllokuar rrugën.

Me ta është bashkuar edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës./SHQIP.com