Lajme

Petkoviq zhvillimet në pikat kufitare Kosovë – Serbi, i quan “sjellje skandaloze” të Albin Kurtit

Drejtori i së ashtuquajturës "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq e ka quajtur “sjellje skandaloze” të Albin Kurtit, pozicionimin e Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës në pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Janë të armatosur deri në dhëmbë me mbi 20 automjete të blinduara në vendkalimet administrative Jarinje dhe Bërnjakun me qëllim që të fillojnë konfiskimin duke hequr targat serbe”, ka thënë Petkoviq.

Lexo edhe:
Zhvilimet në pikat kufitare Kosovë – Serbi, Vuçiq thërret mbledhje urgjente

Ai ka thënë se “populli serb nuk do të heshtë atë që po ndodh në këto pika kufitare”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është një shuplakë nga e cila shqiptarët mund të marrin atë që i përshtatet pa respektuar ajo që nuk u përshtatet atyre”. Ka thënë ai.

Mëngjesin e së hënës, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në disa pika kufitare me Serbinë.

Siç njoftoi edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky aksion ka të bëjë me reciprocitetin e targave. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga pala tjetër”. /Shqip.com