Lajme

Rakiq: Kurti sugjeron vrasjen e serbëve

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe

Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada.

Rakiç ka theksuar se Prishtina tregon se nuk i respekton marrëveshjet, si dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë.

“Narativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj të tërë dhe populli ynë e ka ndjerë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të popullit tonë dhe marrëveshjet e nënshkruara. Deklarata e fundit e Albin Kurtit tejkaloi çdo masë. Kurti haptas sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, barrikadat nuk mund t’i heq në asnjë mënyrë tjetër”, tha Rakiq.

Më tutje Rakiq ka thënë se thirrja e Kurtit ka kaluar pa reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Ai po bën thirrje për vrasjen e nënave tona, motrave tona, punëtorëve, mjekëve dhe profesorëve tanë që luftojnë ditë e natë dhe në mënyrë paqësore kundër terrorit të tij. Fatkeqësisht, ky kërcënim shkon pa përgjigje nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, gjë që është e papranueshme”, shtoi Rakiq. .

Sipas tij, receta për ndërtimin e barrikadave është e thjeshtë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se largimi i barrikadave në veri të vendit nuk mund të përjashtojë fatkeqësitë.

“Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.”, ka deklaruar Kurti.

Kurti më tutje ka theksuar se shqetësimi i partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës janë lidhjet e Beogradit me Moskën.

/Shqip.com