Lajme

Rakiq: Kurti nuk i do serbët e Kosovës, ai do luftë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është shprehur i indinjuar për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq.

Rakiq, i cili është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, tha se “Albin Kurti ka treguar se nuk i do serbët e Kosovës dhe se ai dëshiron luftë”, tha Rakiq për Tanjug.

Këshilli Gjyqësor në Prishtinë ka suspenduar kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, për shkak se ka marrë pjesë në takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e serbëve të martën në Beograd.

Liljana Stevanoviq

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një video, Vuçiq ka thënë se me shkarkimin e gjykatëses serbe, Kurti ka sulmuar Serbinë.

“Me urdhër të Abin Kurtit, Liljana Stefanoviq është hequr nga institucionet e Kosovës si gjykatëse serbe. Përjashtimi i të gjithë komandantëve dhe zyrtarëve serbë të policisë që morën pjesë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, është përgatitur për mëngjes (e premte)”, ka thënë ai.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka suspenduar më 24 mars nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq./Shqip.com