Lajme

Rakiq kundërshton heqjen e barrikadave, kërkon takim me Vuçiqin

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq ka deklaruar se Vuçiq i ka propozuar heqjen e barrikadave gjë e cila është refuzuar.

Krahas kësaj, Rakiq ka ftuar Aleksandër Vuçiqin që të shkojë në Rashë e t’i dëgjojë barrikaduesit.

“Unë e ftoj presidentin të vijë në bisedimet në Raska dhe të dëgjojë njerëzit nga barrikadat, sepse ne i besojmë vetëm Presidentit Vuçiç,” tha Rakiç.

Tutje, Rakiq tha se kanë arritur të lexojnë garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrjen në barrikada dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë në veri pa miratimin e tyre.

“Sapo kemi përfunduar bisedimet tona me Presidentin Vuçiç tani do të flasim me popullin tonë në Kosovë. Ne morëm lajme të rëndësishme rreth lirimit të Pantiç, Nedeljkoviç dhe të arrestuarve të tjerë, arritëm të lexonim garancitë e Bashkimit Evropian se nuk do të ketë arrestime për pjesëmarrje në barrikada si dhe garancitë e KFOR-it se Forca e Sigurisë e Kosovës nuk do të vijë në veri pa pëlqimin tonë” tha Rakiç për Pink TV.

Kujtojmë se sot janë bërë 19-të ditë që nga vendosja e barrikadave të para në veri të Kosovës.

Po ashtu barrikada e fundit është vendosur edhe dy kilometra afër pikëkalimit kufitar në Merdarë.

/Shqip.com