Lajme

Rakiq kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë një proteste në Mitrovicë të Veriut. /REL
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë një proteste në Mitrovicë të Veriut. /REL

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka dalë me një varg kërkesash ndaj institucioneve të Kosovës.

Teksa po qëndronte në Zveçan bashkë me protestuesit, ai foli para mediave duke i renditur kërkesat e tyre në mënyrë që protestat të ndalen.

Ndër to, ai tha se të gjitha procedurat hetimore ndaj protestuesve serbë të ndërpriten dhe të gjithë ata të lirohen.

“Këto janë kërkesat e qytetarëve që po protestojnë qetë në komunat në veri. Ato janë kërkesa të njohura: largimi i njësive speciale nga ndërtesat komunale; lirimi i qytetarëve tanë të arrestuar, të rrëmbyer, atë ditë kur ishin protestat; të mos vijnë kryetarët e komunave si kaubojë, sepse kjo nuk është ‘pordha e tyre’, por shtëpi e qytetit, që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe të ofrojë shërbime për ta. Kjo do të ishte faza e parë për përmbushjen e kërkesave tona”, deklaroi Rakiq.

Ndërkaq faza e dytë, sipas tij, është tërheqja e të gjitha njësive speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore, si dhe të formohet Asociacioni.

Por, ajo që Rakiqi e konsideroi si më të rëndësishmen, është ndërprerja e të gjitha hetimeve penale ndaj të gjithë serbëve që morën pjesë në protestat e fundit, por edhe ata që ishin nëpër barrikada.

/Shqip.com