Rahovecit i takon ndeshja e mbetur
Publikuar:
(01.12.2022 23:06:16)
Rahoveci nuk ka lëshuar pikët në ndeshjen në shtëpi.
Të enjten mbrëma, Rahoveci e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:35.
Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Ndeshja ishte shtyrë për shkak të paraqitjes së Rahovecit në Kupën Evropiane.
Marley Wallace Fernandes ishte i pandalshëm te Rahoveci duke i shënuar 12 gola. Nëntë gola i shënoi Alban Haziri, kurse tetë i shtoi Çlirim Rama.
Te Vëllaznimi më efikasi ishte Florian Rexha me 10 gola. Nëntë i kishte Ardi Halili.
Me fitore, Rahoveci doli në vendin e katërt me nëntë pikë nga nëntë ndeshje. Vëllaznimi është i gjashti me tetë pikë.
/Shqip.com