Sport Shqiptar

Rahoveci nuk është njoftuar ende me humbje

KF Rahoveci

KF Rahoveci është skuadra e vetme pa humbje – në Ligën e Parë – Grupi A.

Skuadra e udhëhequr nga Senad Alirifa – nuk po njeh kundërshtarë.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara – “vreshtarët” prijnë në tabelë – me 14-të pikë.

KF Rahoveci

Deri më tani – ky ekip ka arkëtuar katër fitore, teksa numëron dy barazime.

Ani pse nuk konsiderohej si favorit në letër – Rahoveci po e synon inkuadrimin në Superligë dhe është në rrugë të mirë për ta arritur këtë qëllim.

Në vendin e dytë – me vetëm një pikë më pak është Phoenix, teksa në pozitën e tretë mbetet Feronikeli 74 – me 11-të pikë.

Fundi i tabelës është i rezervuar për Vëllaznimin – që nuk ka shënuar asnjë fitore – në gjashtë xhiro të zhvilluara./Shqip.com

Tabela e Ligës së Parë – Grupi A