Rahoveci i “fortë” për Dritën

KB Drita është mposhtur në udhëtim ndaj Rahovecit me rezultat 99-73 në kuadër të gjiros së dytë të Superligës së Kosovës në baskboll.
“Vreshtarët” ishin dominues nga çereku i parë në katërtin (30:17, 20:17, 27:18, 22:21), duke arkëtuar pika të plota, shkruan Shqip.com.
Basketbollisti më i dalluar në parket te ekipi vendas ishte Nick Banyard që realizoi 26 pikë dhe pati 15 kërcime, kurse ndeshje të mirë pati edhe Fisnik Rugova që shënoi 11 pikë, asistoi gjashtë herë dhe bëri tetë kërcime.
Ndërsa, te mysafirët, Bardh Jakupi ishte në formë të lartë dhe shënoi 21 pikë, dhe bëri 12 kërcime, por kjo nuk e ndihmoi që skuadra e tij të shmangte humbjen.
Kjo ndeshje u zhvillua pa shikues për shkak se, sipas vendimit të qeverisë nuk lejohet prezenca e shikuesve në hapësira të mbyllura./Shqip.com