Sport Shqiptar

Rahoveci ende pa fitore në Ligën Unike

Rahoveci-Teuta

Rahoveci është mposhtur në “shtëpi” nga Teuta, me rezultat 103-123.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të gjiros së dytë në Ligën Unike, shkruan Shqip.com.

Ani pse në fillim, të dyja skuadrat ishin të barabarta, mysafirët ishin më kërkues dhe në fund e bënë dallimin në parket.

Mund të jetë një imazh i teksti

Epërsia më e lartë në këtë përballje ishte 74-97.

Basketbollisti më i dalluar në parket te skuadra fituese, ishte Cameron Saterwhite me 30 pikë e nëntë kërcime.

Ndërsa, në anën tjetër te vendasit, ndeshje të mirë zhvilloi, Altin Morina me 25 pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Teuta ka një humbje dhe një fitore, kurse skuadra nga Rahoveci ka dy humbje në po aq ndeshje./Shqip.com