Lajme

Rahovec, sulmohen me thikë burrë e grua

Sulm me thikë

Një burrë dhe një grua janë sulmuar me thikë nga ana e një personi.

Sipas raportit 24-të orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore”, thuhet në raportin e PK-së.

Rahovec

Po ashtu është bërë e ditur se Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Shqip.com