Lajme

Rahovec, rreth 50 ari grurë përfshihen nga zjarri

Ilustrim
Ilustrim

Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe rreth 50 ari, e cila ishte e mbjell me grurë dhe një vresht, dje në rrugën “Gjakova” në Rahovec.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Lidhur me këtë rast, sipas policisë, hetimet janë duke vazhduar.

“Rr. Gjakova, Rahovec 22.07.2023 – 16:10. Është raportuar se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe rreth 50 ari e mbjell me grurë si dhe një vresht. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Shqip.com