Ekonomi

AKB: Largimi masiv i profesionistëve kërcënon zhvillimin dhe strukturën e shoqërisë

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), ka reaguar në llogarinë Facebook në lidhje me ikjen e trurit nga Kosova, një problem kombëtar i theksuar.

AKB thotë se nga statistikat tregohet se nga viti 2020-2023 janë larguar rreth 10 mijë profesionalistë për shkak të trajtimit të dobët dhe mospranimit të mendimeve profesionale. Çështja vazhdon të shqetësojë shoqërinë dhe ka pasojë të mëdha për zhvillimin e vendit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ikja e trurit nga Kosova problem kombëtar

Liberalizim ka ndodhur dhe sjellë shumë avantazhe  për qarkullimin e lirë të qytetarëve në BE, por ikja e trurit të Kosovës është problem Kombëtar e kjo ka ndodhë dje,sot dhe nesër do të vazhdojë.

Ik profesori, inxhinieri, mjeku, infermieri, ik polici e ushtari ik puntori e jo puntori.

Sipas statistikave të AKB-ës në periudhën 2020-2023 jane ikur rreth 10 mij profesionalist.

Arsyjet e largimit të trurit kosovarë janë të shumtë sepse nuk trajtohen si profesionalist,standardi jetsore, nuk merren parasysh mendimet profesionale, nuk kanë sigurim shëndetësor, nuk kan hapësir intelektuale të ngulfatur nga presioni politik, nuk trajtohen as paguhen si truri i një institucioni por si puntorë e shumë i injoruar.

/Shqip.com