Ekonomi Biznes

Rafuna kërkon rritjen e pagave për punëtorët në Kosovë

Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka kërkuar rritjen e pagave për punëtorët në Kosovë.

Sipas tij, rritja e pagave do të duhej të bëhet minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak krizën.

Tutje, ai ka thënë se mirë do të ishte që Trusti të mos prekej dhe të gjenden forma të tjera që të ndihmohen qytetarët në këtë kohë të krizës.

“E mira kishte me qenë që Trusti të mos preket. E mira kishte me qenë të gjinden forma tjera për t’u ndihmuar nëpërmjet paketave të ndryshme nga Qeveria e vendit”, ka shtuar ai.

Ai në vazhdim ka thënë se “kish me qenë e udhës ngritja e pagave, minimumi në vlerën e inflacionit në mënyrë që qytetarët ta ndiejnë më pak çështjen e inflacionit. Në mungesë të saj qytetarët janë të detyruar ta kërkojnë tërheqje e Trustit, që sa më pak të ndiejnë efektin e inflacionit”.

/Shqip.com