Ekonomi

Rafuna: Forumi Ekonomik ishte mundësi e mirë për të gjetur investitorë

Lulzim Rafuna, Kryetari i OEK
Lulzim Rafuna, Kryetari i OEK

Të hënën në Prishtinë është mbajtur Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Qendra e Kërkimeve Strategjike Ballkanike.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha se 4 dhjetori ishte mundësi e mirë që Kosova të gjejë investitorë të mundshëm.

Në këtë forum ishin prezent 150 biznese të Kosovës dhe Turqisë, ishte një forum shumë i mirë. Bizneset patën mundësi t’i takojnë partnerët potencialisht të mundshëm ku mund të bashkëpunojnë, sidomos bizneset kosovare. Përveç kësaj, patëm mundësi të gjejmë bashkë investitorë të mundshëm, për ta zgjeruar biznesin e tyre. Ky forum doli shumë pozitiv dhe priten rezultate pozitive në të ardhmen. Se shpejti mund të kemi investitorë nga vende të ndryshme”, tha Rafuna, raporton TëVë 1.

I pyetur se a ka arritur të evitohet pasiguria e investitorëve pas situatës së sigurisë në Kosovë, Rafuna tha se Oda Ekonomike është munduar t’u tregojë që në Kosovë nuk ka tension ashtu siç paraqitet në mediume.

/Shqip.com