Sport Ndërkombëtar

Rafael Nadal – në gjysmfinale të “Australian Open”

Rafael Nadal.

Është ne mesin e katër më të mirëve.

Rafael Nadal ka “kapur” gjysmëfinalen në “Australian Open”.

Tenisti spanjoll ka dalë fitues kundër Denis Shapovalov duke shkuar edhe një hap më afër trofeut.

Rafa triumfoi  me rezultat 3-2 në sete (6-3 6-4 4-6 3-6 6-3) duke dëshmuar edhe një herë formën e lartë nëpër të cilën po kalon.

Pas ndeshjes, Nadal tha se ishte një ndeshjet tejet e vështirë për të.

“Unë u shkatërrova plotësisht. Ishte një ditë shumë e vështirë, shumë e ngrohtë, nuk u stërvita për të.Në fillim të ndeshjes po luaja mirë, e di sa e vështirë është të luash kundër një lojtari si Denis.

Australian Open 2022: Rafael Nadal outlasts Denis Shapovalov in 5 sets  marathon to reach 1st semi-final since 2019 - Sports News
Festa e Nadal – pas fitores

Kam pasur shanset e mia në fillimin e ndeshjes së tretë, nuk i kam marrë dhe më pas kam filluar të ndihem pak më i lodhur”, u shpreh ai.

Përkundër humbjes, i kënaqur me peroformancën e vet, ishte edhe Shapaolavov.

“Jam shumë i lumtur për veten time, sa ndeshje e madhe, shumë emocione, mendova se e ‘kisha në dorë’ në setin e tretë, por pastaj u gjenda në të pestin”, tha ai.

Australian Open: Rafael Nadal defeats Denis Shapovalov to reach semi-finals  in Melbourne | Tennis News | Sky Sports
Momente pas takimit

Nadal është i pesti në ranglistën botërore, teksa ka fituar gjithsej 20 tituj grandslam – njëjtë sa kanë Djokovic dhe Federer.

Fitimi i kësaj gare do ishte një arritje e madhe për spanjollin dhe një “shuplakë” për dy kundërshtarët e tij të përjetshëm. /Shqip.com