Sport Ndërkombëtar

Rafa nuk po i zgjidhë dot problemet e Evertonit

Rafael Benitez

“Don Carlo” nuk ia doli dhe iku për në Madrid.

Ndërsa, një emër i njohur u kthye në Liverpool, por në skuadrën tjetër të qytetit.

Rafael Benitez kishte bërë bujë të madhe kur vendosi që ta merrte timonin e Evertonit, por fati është në anën e kundërt me të.

Pas 13-të ndeshjeve të zhvilluara, “The Toofes” gjenden në vendin e 14-të në Premierligë, ndërsa kanë arkëtuar vetëm 15 pikë.

Përballja e së dielës përballë Brentfodrit, u pa si një pikë kthese te fitoret, por kjo mbeti vetëm një hipotezë.

Official: Everton Appoint Former Liverpool Manager Rafa Benitez - The  Liverpool Offside
Benitez – gjatë prezantimit te Evertoni

Evertoni u mposht me rezultat minimal 1-0, për të vulosur formën e dobët nëpër të cilën po kalojnë.

Statistikat janë të frikshme – nëse shikohen që nga fillimi i sezonës.

Vetëm katër fitore në 14 ndeshje – është bilanci i Evertonit, skuadër që garat evropiane duket që do i shikojë edhe një herë vetëm përmes televizionit.

Disfata ndaj Brentfodit ishte e pesta në gjashtë ndeshjet e fundit, që është edhe një tregues që gjërat e kanë prekur fundin.

Southampton 2-1 Everton: Lucas Digne scores 25-yard own goal | Daily Mail  Online
Lucas Digne. Credits: Getty Image

Madje, ata më afër Newcastles (11 pikë),  se sa Chelseat që është lidere (15 pikë).

Por, përkundër kësaj gjendje nëpër të cilën po kalon skuadra, ulësja e Benitez nuk është rrezikuar, të paktën për momentin.

Deri në përfundim të sezonës në ishull, kanë mbetur edhe 21 ndeshje, 21 shanca që Bentitez ta shpëtojë këtë skuadër nga përmbysja. /Shqip.com