Sport Ndërkombëtar

Racizëm në Serie A, portieri i Milanit u largua nga fusha

Racizmi mbetet një plagë e futbollit. Së fundmit vjen një rast nga Italia, në ndeshjen mes Udineses dhe Milanit, në Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine).

Gjyqtari Maresca ndërpreu takimin pas thirrjeve raciste të disa prej tifozëve të Udineses në drejtim të Mike Maignan.

Portieri francez, pasi kishte paralajmëruar arbitrin dhe skuadrën vendase, i kishte kërkuar tifozëve të jenë të qetë.

Me sa duket, fjalët ranë në vesh të shurdhër, me “gardianin” kuqezi Maignan që vendosi të braktisë fushën.

Për solidaritet, edhe shokët e tij të skuadrës vendosën ta ndiqnin, ndërsa ish-lojtari i Juventusit, Roberto Pereyra u përpoq ta rikthente në fushë.

Ndeshja rifilloi pas disa minutash.

/Shqip.com