Rozë Ndërkombëtar

R.Kelly shpallet fajtor për abuzim seksual

Këngëtari, R.Kelly

Këngëtari i hitit të njohur “I Believe I Can Fly”, R. Kelly është deklaruar fajtor për trafikim dhe abuzim seksual.

Prokurori amerikan për Qarkun Lindor të New Yorkut konfirmoi dënimin përmes një postimi në Twitter.

“R.Kelly është dënuar për abuzim nga një juri federale në Brooklyn”, thuhet në deklaratë.

Diskutimet fillimisht nisën të premten në një gjykatë federale në Brooklyn, New York.

Këngëtari i R&B, 54-vjeç, po përballej me një akuzë për shantazhe, përfshirë 14 akte të fshehta të shfrytëzimit seksual të një fëmije, rrëmbim, ryshfet dhe akuza për trafikim seksual.

Në bazë të këtyre akuzave, R. Kelly mund t’i duhet të kalojë dekada në qelinë  e burgut, por vendimi do të jepet më 4 Maj 2022.

Në javët e ardhshme, avokatët e zotit Kelly mund të paraqesin propozime për të rrëzuar vendimin./SHQIP.com