Lajme

Qyteti i Mitrovicës e Skenderaj mbesin pa ujë të pijshëm

Mungesa e ujit

Si pasojë e lajmërimit të disa defekteve në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol, është ndërprerë operimi i ITU-së dhe njëkohësisht edhe furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar në sajimin e defekteve.

/Shqip.com