Lajme

Qytetarja nga Saranda denoncon familjen nga Kosova: Morën apartamentin për pushime, ikën pa paguar

Familja kosovare

Një qytetare nga Saranda, pronare e një apartamenti, që e jep me qira ka akuzuar një familjë nga Kosova se ka ikur pa paguar.

Ajo tha se i kishte dhënë apartamentin për 7 ditë, por këta të fundit kanë qëndruar vetëm një natë dhe kanë ikur në orët e para të mëngjesit pa njoftuar asnjë.

Sipas saj, ata nuk kanë paguar për qëndrimin një natë, por vetëm kanë lënë çelësin nga brenda, tek dera dhe janë larguar.

Pronarja e apartamentit ka parë kamerat dhe ka fiksuar momentin kur është larguar familja me 6 anëtarë.

Kjo e fundit tha se nuk do kompensim, por vetë të jetë mësim për qytetarët./SHQIP.com