Qytetari nga Kukësi vdes gjatë rrugës për në spital, ishte plagosur në një lokal nate në Prizren
Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën pas një konflikti me një nga Kosova në një lokal nate në Prizren.
Konflikti i nisur fillimisht në lokal ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Ai ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa është plagosur dhe një tjetër.
“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.
Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
/Shqip.com