Lajme

Qytetarët protestojnë kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Qytetarët e Prishtinës, këtë të diel kanë protestuar në rrugën “Xhorxh Bush” kundër mbylljes së kësaj rruge.

Dhjetëra qytetarë kanë shprehur zhgënjimin e tyre për shkak të mbylljes së kësaj rruge, ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve.

“Është populli fajtor. Duhet të rregullohet me ligj që kryetari i komunës të dalë para qytetarëve një herë në muaj për të dhënë raport se çfarë ka punuar, asamblistët, kryetarët e komunave, kryetari i Qeverisë, jo para partiakëve të tyre, jo para argatëve të vet, por para qytetarëve. Ne ua kemi dhënë votën. Unë e di se ky popull është i sëmurë, prej Presidentes e deri te më i vogli”, ka thënë, Fatmir Muçolli – qytetar, raporton Dukagjini.

Në anënt jetër, edhe qytetari Asllan Bajrami është shprehur kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, teksa thotë se vendimi do të duhej të merrej pas konsulltimit me qytetarët.

“Kjo rrugë nuk është dashur që në këtë mënyrë të bllokohet. Është dashur të bëhen konsultime me qytetarë, të gjenden alternativat për të mos u bllokuar qytetarët. Këtu nevojitet një koordinim, bashkëpunim i organeve të Kuvendit Komunal me qytetarët. Kryetari i komunës më ngjan sikur të jetë drejtor i rrugës ‘Xhorxh Bush’, është mirë që të organizohet një grup, të bëhet një peticion që kjo rrugë patjetër të zhbllokohet. Jemi për masa, jemi për ndryshime dhe këso soji nuk do të lejojmë. Kjo rrugë duhet të hapet”, ka thënë ai.

/Shqip.com