Lajme

Qytetarët në Prizren, Pejë dhe Gjakovë kanë mbetur pa internet

Një pjesë e qytetarëve në tri komunat e Kosovës kanë mbetur pa internet.  

Kompania IPKO ka konfirmuar për Shqip.com se klientët e tyre në Gjakovë, Pejë dhe Prizren kanë mbetur pa internet shkaku i një problemi të përgjithshëm.

Njëra nga operatoret e kësaj kompanie ka deklaruar se ekipet e tyre janë duke punuar në terren për rregullimin e shërbimit të internetit.

Ka deklaruar se nuk ka informacione për rikthimin e shërbimit.

“Kemi një problem të përgjithshëm është në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Për momentin nuk kemi  informacione të sakta mirëpo ekipet tona janë duke punuar për rregullimin e problemit”, ka thënë njëra nga operatoret e kësaj kompanie.

Gazeta ka nisur edhe një email në adresë të kompanisë nëse ata do të kompensojnë qytetarët për orët e humbura. /Shqip.com