Lajme

Qytetarët me peticion për tërheqjen e Trustit, deri më tani janë mbledhur shtatë mijë nënshkrime

Peticioni për Trustin

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për 30% të tërheqjes së buxhetit të Trustit.

Ky peticion ka filluar me iniciativen nga grupi në Facebook, “Pro tërheqjes 30% të Trustit”.

Themeluesi i këtij grupi dhe iniciatori i kësaj tërheqje, Adnan Jashari ka bërë të ditur për Shqip.com se deri më tani shtatë mijë nënshkrime në krejt Kosovën.

“Kemi filluar me peticion për Trustin në disa qytete të Kosovës, dhe ka interesim të madh të qytetarëve për të nënshkruar, si shkak i gjendjes së rënde me çmimet e larta. Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar në Prishtinë, Fushë Kosove, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Skenderaj, Han i Elezit”, ka thënë Jashari.

Ai gjithashtu ka njoftuar se interesim për të nënshkruar kanë shpreh edhe punëtoret e KEK-ut dhe fabrikës së Feronikelit.

“Ka edhe qytetare të ndryshëm, që kanë shkarkuar peticionin dhe po e mbushin me kolegët e punës, miq e familjare. Nënshkrimet e mbledhura do t’i dërgojmë në Kuvend tek komisioni për peticione. Sipas rregullores së Kuvendit me 10 mijë nënshkrime, mund të krijohet projektligji përmes nismës legjislative të qytetarëve”, ka thënë ai.

Jashari është shprehur se shpreson se qeveria të ndryshojë qasje sa i përket Projektligjit për Trustin./Shqip.com

Ismet Beqiri – LDK
Peticioni për Trustin
Peticioni për Trustin
Peticioni për Trustin