Lajme

Qytetarët fillojnë peticionin për tërheqjen e 30% të Trustit

Ilustrim.

Qytetarët e vendit kanë filluar peticionin për tërheqjen e 30% të Trustit.

Iniciatori i tërheqjes së Trustit si edhe themeluesi i Grupit në Facebook “Pro tërheqjes 30% të Trsutit”, Adnan Jashari ka treguar se kjo ishte kërkesë e disa anëtarëve të grupit.

“Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht në mbledhje të nënshkrimeve për peticion, le të më kontaktojnë qe t’ua jap fletët për mbledhje të nënshkrimeve. Kur të dalim në teren do të bëjmë publike lokacioni ku mund të nënshkruhet peticion në Prishtine dhe qytetet tjera”, ka shkruar ai.

Jashari ka publikuar një kopje të peticionit në grup, që anëtarët të kenë mundësi ta printojnë dhe ta nënshkruajnë në vendet tuaja dhe pastaj të i dorëzojnë tek ai./Shqip.com