Lajme

Qytetarët e presin Vitin e Ri 2022 nën masa izolimi

Viti 2022.

Të premten, më 31 dhjetor, qytetarët e Kosovës do ta presin Vitin e Ri 2022 të izoluar pasi që pas orës 00:00, lëvizja e qytetarëve është e ndaluar për shkak të masave anti-COVID’19, përcjell Shqip.com.

Kjo për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka vendosur që të lehtësojë masat kundër përhapjes së Coronavirusit gjatë festave të fundvitit.

Ndërkaq, sipas masave që aktualisht janë në fuqi, orari i gastronomisë është deri në orën 23:00, kurse muzika ndalohet pas orës 21:30.

Kurse, klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve nuk janë të lejuara.

Sipas masave në fuqi, nga 3 janari 2022 kërkohet nga të gjithë ata që hyjnë në Kosovës të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR ose një dozë e vaksinës me dëshminë e kalimit të infektimit me COVID-19./SHQIP.com