Lajme

Qytetarët e Luginës së Preshevës fajësojnë partitë për mbetjen pa deputet

Partitë shqiptare në Luginë të Preshevës po fajësohen nga qytetarët për mos fitimin e asnjë ulëseje në Kuvendin e Serbisë.

Sipas banorëve të Preshevës, sikur partitë të garonin së bashku, atëherë fitorja do të ishte e pashmangshme, ashtu sikur në zgjedhjet e kaluara. Kastriot Nuhiu tha “E kemi pa shumë keq, nuk është mirë partitë me shku ndaras. Tek ne ndikim nuk kanë asgjë ngjarjet parlamentare në Serbi, send hajrin nuk ua kemi pa asnjëherë, po ka mbet me shku. Këta vetë e bën këtë problem dhe kështu tash kemi mbet”.

Ndërsa, Genc Veseli tha “Kemi hy në demokraci dhe secili po don me bo shtëpinë e vetë. Na ka ardhur njëfarë kryetari prej perëndimit që po don me bo një shtëpi të vetën por temelin e ka harru dhe po na qetë problemeve të reja. Por, në përgjithësi ka qenë e dëmshme për shqiptarët”, është shprehur Veseli.

Ata shprehen të zhgënjyer edhe me dy qeveritë shqiptare, nga të cilat prisnin angazhim për bashkimin e partive në një listë të përbashkët. “Me të thanë të drejtën unë votoj edhe atje (Kosovë) jam votues i rregullt. Kemi prit pak ma shumë nga Qeveria aktuale. Këshilla ime do të ishte që të dyja t’i marrin ma seriozisht, kjo popullatë ka nevojë për përkrahjen e Kosovës sidomos në shkollim e të drejtën e dy shtëtësive”, u shpreh Fatgzim Latifi.

“Unë kom votu, edhe kësaj here edhe gjithëmon do të votojmë për shkak se na ka harru Kosova neve dhe duhet ta kemi një kërrp thonë nga ne. Ka qenë e natyrshme pa asnjë deputet në parlament, dhe ja që nuk mundemi me i arrit fal Kosovës dhe vetë shqiptarëve këtu”, u shpreh Genc Veseli.

Por, përveç ndarjes së shqiptarëve në dysh, dëm të madh u bëri edhe pasivizimi i adresave. Për këtë, rreth gjashtë mijë qytetarëve ju mohua e drejta për ta shprehur vullnetin e tyre politik. “Jo nuk kemi votuar, nuk kemi thirrje, nuk kam qenë në listë. Nuk jam anku dhe cka kemi me u anku kur askush nuk na pyt”, tha Avni Nuhiu.

“Jo s’kemi votu, s’kemi pas thirrje në listë, kom votu para shumë vitesh” – tha njëri nga banorët e Preshevës. Në zgjedhjet parlamentare të 2020-tës, shqiptarët kishin arritur t’i siguronin katër ulëse. Shqiptarët kishin garuar në një listë të përbashkt pasi u arrit koncensuesi politik mes partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjës.

Në parlamentin e Serbisë kishin siguruar vedn Shaip Kamberi, Argjend Bajrami, Adnan Salihu dhe Naide Beqiri./Shqip.com