Lajme

Quni: S’kemi vija të kuqe për koalicion me VV-në

Deputeti i LDK-së, Anton Quni
Deputeti i LDK-së, Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni thotë se çdo parti që është kandidat potencial për koalicion duhet të jetë e gatshme për zbatimin e pikave të programit qeverisës së LDK-së.

Ai bën të ditur se LDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne çdo ditë po marrim mësim, çdo ditë po marrim përvoja të reja… është me rëndësi që LDK-ja është duke përgatit dhe është në finalizim të një program qeverisës… çdo parti politike si kandidat potencial i mundshëm në koalicion, të cilët janë të gatshëm në zbatimin e këtyre pikave dhe projekteve të programit, të cilët e krijojnë besueshmërinë që munden me bashkudhëtu me ne për t’i realizu këto projekte, nga ofrojnë siguri që koalicioni do të jetë i qëndrueshëm, natyrisht që kjo do të procedohet në të gjitha forumet dhe strukturat e LDK-së…jo nuk kemi (vija të kuqe me LVV)”, deklaroi në Tëvë 1.

/Shqip.com