Lajme

Qumështi për fëmijë “Aptamil”, i blerë tek Rossmann & Lala rezulton me baktere. Konsumatorët ta kthejnë urgjent

Kompania Danone ka njoftuar tërheqjen nga tregu të një produkti qumështi pluhur, si masë paraprake sigurie. Vendimi lidhet me dyshimet se një nga seritë e prodhimit mund të përmbajë mikroorganizma ose baktere.

Ky produkt shitet edhe në tregun vendas, ku tregtarët duhet të marrin masa për ndalimin e shitjes së tij.

Qumështi i dëmshëm është tregtuar nga kompania Rossmann Lala. Kjo e fundit, në një sqarim publik, informon qytetarët se ka tërhequr të gjithë produktin nga dyqanet.

Në një reagim, rrjeti i dyqaneve Rossmann Lala njofton dy seritë e prodhimit për të cilat kompania Danone kërkon tërheqjen e tyre nga tregu.

Megjithatë, kompania Danone njofton se deri më tani nuk ka raportime zyrtare për praninë e mikroorganizmave, por kjo masë konsiderohet paraprake, deri në një analizë finale të produktit.

Qumështi shitet edhe në dyqane, markete dhe farmaci, ndaj apeli që vjen për konsumatorët është që të bëjnë kujdes dhe të verifikojnë kodet e serisë së prodhimit.

Kompania Rossmann Lala, si një nga tregtarët në vend, informon konsumatorët se çdo produkt i blerë në rrjetin e dyqaneve do të rimbursohet.

Deri në një analizë finale, ftohen konsumatorët të mos e konsumojnë këtë produkt.

/Shqip.com