Lajme

“Qu prej gjumit ministër!” – PSD-ja me aksion ndaj ministrit të MSH-së

Aksioni nga PSD-ja në Ministrinë e Shëndetësisë

Partia Social-Demokrate ka zhvilluar një aksion pranë Ministrisë së Shëndetësisë, dedikuar ministrit Rifat Latifi.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka thënë se Latifi, është nga fluturimi në fluturim dhe sipas saj, kjo ka ndikuar që ai të jetë në “gjum dimëror”.

“Le të zgjohet nga gjumi dimëror në të cilin ka rënë, le të zgjohet dhe le ta sheh se kemi mungesë 4000 infermierë, 220 mjekë kanë ikur për dy vjet”.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi

“Ai është nga fluturimi në fluturim, po e lëshojmë një alarm, ‘qu prej gjumit edhe puno’”.

Para këtij dikasteri, PSD-ja vendosi dy zmadhues zëri me alarm./Shqip.com