Lajme

QKUK ka hapur 100 vende të lira pune

Kërkesa dhe pjesa më e madhe e rekrutimit është për infermierë. 70 të tillë po kërkohen të diplomuar në nivelin Bachelor dhe 15 me shkollë të mesme.

Ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar, Narqize Arënliu-Hoxha, këtë kriter nuk po e konsideron si diskriminues që 70 infermierë të punësohen me fakultet dhe 15 të tjerë me shkollë të mesme, teksa këtë e arsyeton për shkak të njohurive më të mëdha që kanë ata të cilët studiojnë për infermieri, njofton Klan Kosova.

Kërkesat për këtë staf janë të mëdha, ndaj shpërndarja nëpër klinikat e QKUK-së thuhet se do të bëhet sipas prioriteteve, përfshirë këtu Klinikën e Emergjencës, Anestezionit me Mjekim Intensiv, Neurologjinë dhe të tjera.

E para e ShSKUK-së tha se ky konkurs do ta zbus mungesën e theksuar, por nevojat nuk do të plotësohen, anise shpjegoi se janë duke bërë analiza se do të pensionohen deri në fund të vitit, në mënyrë që të njëjtit të zëvendësohen.

Ndërkaq, ministri Arben Vitia theksoi se ky mbase nuk do të jetë konkursi i fundit për këtë vit.

Pos 85 infermierëve, QKUK po kërkon edhe 10 teknikë të rëntgenit dhe pesë laborant.

/Shqip.com