Kulturë

QKLL: Kjo ekspozitë është kartolina më e bukur për këtë fundvit

Fotografi i mirënjohur Roland Tasho ka përgatitur një ekspozitë fotografike e cila do të çelet së shpejti në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.

Ekspozita do të ketë foto të shkrimtarëve të njohur shqiptarë, duke firmosur një karrige druri.

Karrigia me firmat e atyre që bënë historinë e letërsisë shqipe, do të ekspozohet për herë të parë në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, më datë 19 dhjetor.

“Kjo ekspozitë është kartolina më e bukur për këtë fundvit”, shkruhet në një postim në rrjetet sociale të QKLL.

Ndërkohë, vetë fotografi Tasho, ka zbuluar disa nga fotografitë që do të ekspozohen ditën e hënë: shkrimtarin Nasi Lera duke hedhur firmën e tij, në vitin 1999, Fatos Kongolin në vitin 1998, Mimoza Ahmetin dhe Kolë Jakovën.

/Shqip.com