Lajme

Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve ​protestojnë para Komunë së Prishtinës

Para Komunës së Prishtinës gjatë mëngjesit të sotëm, Qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve kanë protestuar për rritjen e çmimit të qirasë nga Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) për lokalet në Prishtinë.

Kërkesa e tyre ishte që NPB t’i mbajë çmimet e vjetra.

Genc Durmishi, njëri nga organizatorët e kësaj proteste, tha se çmimet niveli lokal i ka rritur 100 për qind.

Genc Durmishi

“Kjo rritja e çmimit ka ndodhur për 100 për qind dhe për ne është e papërballueshme. Fjalët e Komunës nuk kanë qenë kështu, për atë arsye ne jemi të pakënaqur”, tha Durmishi.

Tashmë protestuesit janë në pritje të një takimi të mundshëm me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

/Shqip.com