Sport Shqiptar

Qindra tifozë çekë prejnë biletën për në Prishtinë

Tifozët e Slavia Pragues ndryshe të njohur si “Tribuna Sever” kanë paralajmëruar ardhjen në Prishtinë për përballjen me Ballkanin.

E sipas “Xhebrailave” numri i tifozëve çekë mund të shkojë deri në 600.

“Më shumë se kurrë, më shumë se asnjëherë thirrje për përkrahje! Rreth 600 çek kanë paralajmëruar udhëtim, e juve ju mbetet krejt në këmbë të qëndroni në përkrahje të djemve”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit nga Suhareka.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave zhvillohet të enjten me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi mund të përcaktojë skuadrën që kualifikohet tutje.

Slavia Prague e Ballkani kanë nga katër pikë në grupin G dhe gjenden në dy vendet e fundit.

Derisa Sivasspor është e par me shtatë pikë, Cluj renditet i dyte me po aq pikë të grumbulluara, por një golaverazh më të keq.

/Shqip.com