Lajme

Qeveria vendos t’i paguajë 580 specializantë

Foto ilustruese

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të paguajë 580 specializantë shëndetësor për vitin 2023.

Kjo pagesë do të vlejë nga data 1 janar deri me 31 dhjetor të vitit 2023.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, kjo do të ndikojë që personeli shëndetësorë të mos ik nga Kosova.

“MSH përmes politikave shëndetësore dhe zbatimit të legjislacionit, parasheh shkollimin specialistik. Numri i kuadrove, personel shëndetësore në vend është i vogël krahasuar me vendet e rajonit. Sipas analizave që konstatojnë numër të vogël për kokë banori ngrihen shqetësime dhe duhet për të rritur numrin përmes stimulimit. Kosova po ndikohet drejtpërdrejt me ikjen e specializantëve. MSH do të ofroj pagesa me vetëfinancim, kjo do të ndikoj në qasje më të lehtë, më të shpejt dhe më të mirë të qytetarëve në shërbime shëndetësore”, tha Vitia.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

/Shqip.com