Lajme

Qeveria tregon se kur do të dalin në xhirollogari 100 eurot për punëtorët e sektorit publik

Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në javën që po vie do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.

“Të premten janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit në Republikën e Kosovës nga pakoja mbështetëse prej 100 milionë euro për 800 mijë qytetarë. Javën tjetër do të ekzekutohet pagesa e dyfishtë e asistencës sociale për 26 mijë familje dhe shtesat për punëtorët e sektorit publik.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lexo edhe:
Si t’i marrin 100 euro nga Qeveria punëtorët pa kontrata?

Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se gjatë muajit prill, punëtorët e sektorit privat, publik, pensionistët dhe studentët do të marrin nga 100 euro shtesë.

Vlera totale e kësaj pakoje është mbi 100 milionë euro dhe sipas Kurtit, do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

“Për muajin prill do ta dyfishojmë vlerën e asistencës. Pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro shtesë për muajin prill, dhe do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension. Për herë të parë, do të mbështesim me 100 euro të gjithë punëtorët e sektorët privat. Në kuadër të kësaj pako do të ndahen edhe nga 100 euro për mbi 80 mijë zyrtarë publikë Për herë të parë, do të mbështeten të gjithë studentët nga 100 euro. 80 mijë student do të përfitojnë nga kjo.”, ka deklaruar Kurti.

Nga ky përfitim do të përjashtohen të gjithë ata që janë në pozita drejtuese të niveleve qeverisëse, si dhe të gjithë ata që kanë paga mbi 1,000 euro./Shqip.com