Lajme

Qeveria thotë se me sindikatat ka pasur komunikim por “mungon arsyeshmëria nga sindikatat për 100 euro shtesë”

Ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka njoftuar se janë mbajtur mbi 30 takime me sindikatat për të zgjidhur problemin me greva.

Kryeziu përmes reagimit të tij, thotë se mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë, meqë komunikim ka pasur mes Qeverisë dhe sindikatave.

Ai mes tjerash thotë se veç arsyeshmërisë për mjetet shtesë, mungon edhe gatishmëria e sindikatave për të ecur përpara.

”Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK, z. Atdhe Hykolli.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas vendimit nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës (BSPK), greva në arsim dhe sektorë të tjerë ka nisur nga data 25 gusht dhe po vazhdon ende./Shqip.com