Lajme

Qeveria propozon zgjatjen e masave emergjente të energjisë për 30 ditë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 118-të ka marr vendim që të zgjas masat emergjente të energjisë elektrike edhe për 30 ditë.

Sipas arsyetimin, kjo zgjatje po bëhet për rrezikun e rritjes së çmimeve të rrymës në bursat ndërkombëtare.

Duke qenë se furnizimi me energjetike të ketë rreziqe me rritjen e çmimeve gjatë këtyre muajve në bursat ndërkombëtare, dhe sipas Ligjit propozojmë që të vazhdohen këto masa emergjente. Obligohen KEDS, KEK dhe institucionet për mbarëvajtjen e furnizimit me rrymë”, tha ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Lexo edhe:
Të enjten seancë e jashtëzakonshme për masat e energjisë

Ditë më parë, Rizvanolli së bashku me kryeministrin Albin Kurti kishin bërë thirrje për kursimin e rrymës.

Kujtojmë se, këto masa për herë të fundit kishin hyrë në fuqi më 8 dhjetor 2022-së.

/Shqip.com